75 Mall Live Search
22:20 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Haradinaj pyetje LVV-së: Çfarë zori keni?

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve ka thënë se kjo seancë do të duhej të ishte për çmimin e energjisë.

Ai i është drejtuar LVV-së se çfarë zori keni që e keni sjell këtë ligj të premtën mbrëma, transmeton Indeksonline.

“Sot jam gëzuar kur janë përmbyll të gjitha procedurat për konstituimin e Kuvendit. Një seancë e radhës do të kishte rëndësi për çmimin e enrgjisë. Qeveria ka munduar të propozoj nominim për kandidatët e bordit të ZRE-së. Po ashtu keni mundur ta thirrni një seancë me urgjencë për shumë tema tjerë. Unë e kam një pyetje për kryeministrin Kurti, a mundeni se çfarë zor keni e që po e sjellni të premten mbrëmje, e jo javën tjetër.”

“Mos ja bëni këtë Kosovës, mos ja bënë këtë demokracinë. Jam i befasuar për të keq me mënyrën e punës së juaj. Nuk jemi që të dhunohet demokracia në këtë mënyrë”, u shprehë ai.

LVV nuk ka arritur të fitoj betejën kundër opozitës. Pak minuta më parë ka dështuar të votohet projekti për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve.

Me  65 vota për, me  39 vota kundër, e asnjë abstenime, nuk është votuar ndryshimi për Ligjin e Zgjedhjeve.

/Indeksonline/