Haradinaj: Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai theksoi se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, duke deklaruar se “qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri.”
Theksojmë se protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë mbahet më 17 shkurt duke nisur nga ora 14:00./Indeksonline/

