21:42 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Qeveria Kurti, më e korruptuara deri më tani – Me gëzim e kam pritur rrëzimin e saj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti po del më e korruptuara deri më tani, duke qenë se rehatoi militintët e vet më shpejt se çdokush tjetër.

Haradinaj ka thënë se mezi ka pritur që ta rrëzojë Kurtin nga qeverisja.

‘’Qeveria Kurti, më e korruptuara deri tani. Smundet VV që i ka 30 deputetë, me i detyru 80 të tjerë të shkojnë në zgjedhje. Janë tregu jo serioz në shumë procese’’, tha ai në Rubikon.

‘’Kam shpresu që do të bëjnë ndryshim VV’ja. Jo që kryetari i Qeverisë bën qasje të tillë’’

‘’Mashtrimi i Kurtit është i vërejtshëm dhe u kuptu nga njerëzit. VV nuk është shpresa. E kam prit me gëzim me e rrëzu Kurtin Me kënaqësi kam votu përr rrëzim’’, tha tutje ai.