Haradinaj- Qeverisë: Kthjelluni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është nënshkruar amandamenti i katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 32 milionë dollarëve për Kosovën.
Këtë lajm e ka vlerësuar si fantastik, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka shkruar se do të ishte shumë i lumtur, sikur njoftimi do të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollar, dukë përfshire këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
Taksapaguesve amerikanë, faleminderit.
Qeverisë, kthjelluni!