Haradinaj: Qytetarët po vidhen, t’u kthehen paratë e rrymës pa vonesë!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që paratë t’u kthehen qytetarëve pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit që pezullon vendimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës.
Haradinaj ka thënë se me të drejtë kanë vlerësuar se qytetarët po vidhen.
Njoftimi i plotë:
T’u kthehen paratë qytetarëve
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRrE për shtrenjtimit e rrymës, e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit. Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, e sot jemi të lumtur që gjykata vihet në shërbim të mbrojtjes së interesit publik. Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryera, tu kthehen pa vonesë!