75 Mall Live Search
15:02 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Ramushi ka dashuri për Amerikën, por nuk mund të ikim nga 17 Shkurti

Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk është e vërtetë që Amerika ka pranuar të ketë shkëmbim të territoreve, vetëm që të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se kjo informatë është spekulative dhe se administrata e Trump nuk ka orentim të ndërrimit të kufijve apo territoreve.

Ndërsa,  i pyetur nëse dashuria e madhe e tij ndaj Amerikës do e bënte që të pranonte nga Amerika edhe kërkesën e shkëmbimit të territoreve, Haradinaj tha se Kosova nuk mund të dalë nga 17 Shkurti.

“Nuk e kam për t’i ikur përgjigjes por pak është spekulative. Ne kem komunikim direkt me administratën e presidentit Trump. Nuk kanë orientim të ndërrimit të kufijve apo territoreve. Por ata thonë të mos bëhemi paranoik nga frikë që të mos bllokohen opsionet pozitive. Kur thash se kam dashuri ndaj Amerikës dhe vërtetë kam respekt të madh, unë kam si Kosovë e 17 Shkurtit. Pra unë nuk jam një njeri, ne e kemi shpallur një shtet, ne e kemi një Kushtetutë “Kosova e 17 Shkurtit”. Pra, kjo Kosovë, ky Ramush ka dashuri për Amerikën, nuk ka logjikë të dalim nga vetja dhe nuk ka logjikë të na kërkojë dikush që të heqim 17 Shkurtin. Ne kemi kushtetutë, përfaqësohemi nga Kushtetuta dhe nëse delegacioni del jashtë obligimeve kushtetuese atëherë Kuvendi duhet t’i shkarkojë dhe t’i çojë në burg. 17 shkurti, kushtetuta jonë është e arritur civilizuese, do të mbrohet do të respektohet”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/