75 Mall Live Search
16:41 / E Enjte, 30 Janar 2025 / Z S

Haradinaj reagon ndaj deklaratës të Kurtit: Ka filluar të duket qesharak

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “Po më thërrisni “Albin baba” sepse po doni të mi jepni fëmijët me ua rrit unë”.

Haradinaj tha se Kurti ka nisur të duket qesharak.

”Skandali i radhës i Kryeministrit Kurti të cilit i ka humbur rruga në oborr. Në mungesë të një oferte për qytetarët, ai ka filluar të duket qesharak.Vetëm dëgjojeni si shprehet para popullit, duke shkuar aq larg sa t’u thotë: “Po më thoni babë që t’jua rris fëmijët.”Kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste, ku diktatura ja u kontrollon edhe oksigjenin”, ka shkruar Haradinaj.

Shpresoj që vetëdija jonë kolektive të gjejë forcë dhe dije për ta tejkaluar këtë mendësi të çmendur të Kurtit, ka shtuar ai./Indeksonline/