75 Mall Live Search
15:19 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj reagon pas vrasjes së nënës së këshilltares së tij

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka reaguar për vrasjen nënës së këshilltares së tij, Armenda Aliu. 42 vjeçarja dyshohet se u vra nga burri i saj pas një mosmarrëveshjeje.

Haradinaj ka thënë se është thellë i prekur nga vdekja e Armenda Aliut, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.