75 Mall Live Search
21:03 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj reagon për aksidentet, ka një apel për qytetarët dhe policinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me aksidentet në trafik.

Përmes një shkrimi në facebook, Haradinaj ka thënë se me shqetësim dhe dhimbje po i pranon lajmet e tilla mbi aksidentet ku shumë të rinjtë po humbin jetën, transmeton Indeksonline.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të mbajnë gëzim e lumturi e jo të shkaktojnë dhimbje.

Derisa ka apeluar edhe Policinë që të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat në komunikacion.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranoj lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbim të rejat dhe të rinjtë tanë. Apeloj te çdo qytetar që këto ditë feste të mbani gëzim e lumturi e jo të shkaktoni dhimbje. Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/