75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / LB

Haradinaj reagon për vdekjen e Greta Kryeziut, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë

Kryetari i AAK-së, RamushHaradinaj ka reaguar për vdekjen e Greta Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë.

E reja nga Kamenica ndërroi jetë, pasi po vuante nga një sëmundje të rëndë.

“Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.