75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Haradinaj: Reforma në drejtësi të ndodh në partneritet me ShBA-të dhe BE-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike. 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj duke komentuar për procesin e vettingut ka thënë se reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE.

“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë univerzale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet”.

“Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, ka thënë Haradinaj.