75 Mall Live Search
13:04 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Haradinaj replikon me Kurtin: Pasojat e juaja do t’i bartni edhe ju, edhe ne

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj mori fjalën në Kuvendin e Kosovës për të replikuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tarifën 100%.

Haradinaj tha se ka pasur kështjellë në raport me Serbinë, por që Kosova ishte e hapur me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut e shumë vende të tjera të rajonit.

“Kur folët për reciprocitet tregtar, politik, ekonomik, sot s’ po flasim për elementet teknike, por ato politike. Nëse të pengoi ajo kala me Serbinë, ajo pikërisht të solli këtu. Këtu po diskutohet për një marrëveshje të ardhshme politike që deri diku konsiderohet kompromisit, pra jo kaq sa ki por më pak.Për ish-kolegun tim Rexhep Selimi a fole në emër të Isa Mustafës, Albin Kurtit apo në emër tënd?”, tha Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Tutje iu drejtua Kurtit duke thënë se “ju keni probleme, jo ne. Pasojat e juaja do t’i bartni edhe ju edhe ne”.

Deputeti i AAK-së poashtu tha se 15 cent ishte një kilogram qumësht, sot është 44./Indeksonline/