10:12 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Respekt për kryeministrin Borisov dhe qëndrimet e tij ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka falënderuar homologun e tij bullgar, Bojko Borisov që i doli në përkrahje Kosovës në samitin e Polonisë.

Borisov kishte ‘goditur’ Serbinë, duke i thënë se është i gatshëm ta ndihmojë atë që të pranoj realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

Kjo nuk i kishte pëlqyer aspak diplomatit serb, Ivica Daçiq i cili i ishte kundërpërgjigjur duke i thënë se Borisov duhet ta mësoj realitetin.

Ky veprim i Borisovit i ka pëlqyer kryeministrit Haradinaj, i cili përmes një postimi në Tëitter e ka falënderuar atë.

“Respekt për Bojko Borisov për qëndrimin e tij parimor në lidhje me Kosovën dhe rrugësn e saj për integrimin në BE. Serbi, politika përjashtuese nuk është vlerë e Bashkimit Evropian.  Kosova është vlerë e shtuar e Ballkanit Perëndimor dhe do të mbështesë samitin e gjashtë të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Bullgari dhe Maqedoninë Veriore.”

“Njohja reciproke në kufijtë ekzistues do të hapte perspektiven për Evropë për Kosovën dhe Serbinë. Faleminderit Bojko!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij./Indeksonline/