75 Mall Live Search
08:05 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Rexhep Selimi nuk ka dëshmuar por ka kënduar para prokurorit të Gjykatës Speciale

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, që dha dorëheqje pasi u ftua nga Gjykata Speciale, ka folur për intervistimin e tij nga Gjykata Speciale.

Haradinaj është mbrojtur në heshtje dhe për këtë ishte kritikuar nga deputetë të opozitës në Kosovës.

Njëri nga kritikuesit ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Por kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe vetë deputeti Selimi është intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. S’ka kurgjë të keqe kjo”, ka thënë Haradinaj, duke aluduar se deputeti Selimi ka rrëfyer, është përgjigjur dhe nuk është mbrojtur në heshtje.