75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Rezoluta për vëllëzërit Bytyçi, lajm i mirë për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar pas miratimit të rezolutës për ndriçimin e vrajses së vëllëzërve Bytyçi.

Haradinaj tha se ky është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje, por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfishtë që i bëhet familjes Bytyçi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Miratimi në mënyrë unanime i Rezolutës për vëllëzërit Bytyçi, nga Kongresi Amerikan, është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje, por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.

Fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfisht që i bëhet familjes Bytyçi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri.

Kjo rezolutë, e miratuar nga SHBA-ja, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.

I bëjmë thirrje autoriteteve serbe, që ta pranojë këtë realitet dhe mos të fshehin faktet dhe kriminelët, por të distancohen nga ta dhe t’i hapin rrugë drejtësisë.

RH