12:15 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Rikalo i madh me trup, policët menduan se është ndonjë specials

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo ka qenë prezent të hënën kur njësia speciale ka intervenuar në “Pallatin e Mitrovicës” për ta arrestuar shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Gjatë këtij aksioni ministri Rikallo ka thënë se është rrahur nga Policia e  Kosovës.Njëjtë ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq i cili  I ka pyetur kryeministrin dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

“A keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos ajo?”, ka pyetur Jevtiq.

Por përgjigja e Haradinajt ishte kjo: “Shpreh keqardhje për Rikallon. Policia kur e kanë pa se është më i nalt me trup kanë mendu mos është naj specialc”.