Haradinaj: Rikthimi i gjeneralit Clark për veprimtari humaniste është nder për ne
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Gjeneralin Welsey Clark, i cli ka drejtuar sulmet ajrore të NATO-së në vitin 1999.
Haradinaj thënë se me të ka biseduar për proceset që po kalon Kosova, progresin që ka bërë vendi në rrugëtimin euro-atlantik si dhe për tranzicionin e FSK-së në Forca të Armatosura, shkruan Indeksonline.
I pari vendit e ka falënderuar gjeneralin Clark për kontributin e tij për Kosovën.
Postimi i plotë i tij në facebook:
Drejtimi i sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999 e ka bërë Gjeneralin Clark hero të Kosovës dhe pjesë të kujtesës shtetërore të vendit tonë.
Me Gjeneralin Clark biseduam për proceset që po kalon Kosova, me theks të veçantë për progresin që ka bërë vendi ynë në rrugëtimin euro-atlantik si dhe për tranzicionin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur.
Rikthimi i tij, kësaj here për veprimtari humaniste në Kosovë është nder për ne dhe Qeveria do t’i mbështesë kurdoherë aktivitetet e tij në fushën e bamirësisë.
Falemnderit Gjeneral Clark!/Indeksonline/