75 Mall Live Search
22:06 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / Z S

Haradinaj: Rinia e Kosovës do të ketë mbështetje për arsimin dhe punësimin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe të përmbajtshëm me studentë të universiteteve të ndryshme dhe të rinj të posadiplomuar.

Në këtë takim është diskutuaar për perspektivën e të rinjve dhe mundësitë e tyre për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Haradinaj theksoi rëndësinë e përkrahjes së rinisë dhe angazhimin e tij për të krijuar mundësi konkrete për ta.

“U zotova se Rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor në profile arsimore që i përgjigjen kërkesave të tregut të punës,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se do të krijohet një skemë mbështetëse për punësimin e të rinjve.Ai theksoi se do të subvencionohen ndërmarrësit e rinj dhe do të ofrohen lehtësira për kalimin nga shkolla në punësim, duke ofruar mundësi reale për një karrierë të qëndrueshme.

Haradinaj gjithashtu vlerësoi mbështetjen e sinqertë dhe të pakushtëzuar të rinisë për projektin e AAK-së, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe anëtare të NATO-s./Indeksonline/