75 Mall Live Search
12:24 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / S Z

Haradinaj: S’duhet fajësuar Kurtin për Asociacionin, atë e trashëguam

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet fajësuar kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Nga foltorja e kuvendit, ai ka thënë se kjo çështje është trashëguar nga qeveritë tjera.

“Nuk besoj që duhet me zënë në faj Kurtin për Asociacionin, nuk e ka bërë ky, ai e ka trashëguar. Nuk e shoh që duhet akuzuar atë sepse e kemi trashëguar”.

“E dyta, çka po duam ne të tjerë, po duam njohjen e ndërsjelle më Serbinë. Si e nxjerrim? Ju lutem të bëhemi të sinqertë”.