75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Së bashku me Anitën duke shijuar çaste krenarie në stadiumin e ri

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj momentalisht po përcjellë nga afër ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Ishujt Faroe.

Haradinaj ka thënë se është ndjejnjë e veçantë duke parë stadiumin që plotëson kriteret e UEFA-së, duke frymuar me pasionin që na e la amanet legjenda e pashuar Vokrri.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Së bashku me Anitën, duke shijuar çaste krenarie në stadiumin e ri që mban emrin e legjendës sonë ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen historike të përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë.

Ndjenjë e veçantë duke parë stadiumin që plotëson kriteret e UEFA-së, duke frymuar me pasionin që na e la amanet legjenda e pashuar Vokrri.
Forca Kosovë!

RH