75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar, homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit

Kanë nisur homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci i cili humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicës.

Homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar.

Madje, Haradinaj ka shkruar edhe në librin e zisë, të vendosur pranë hollin e Kuvendit.

Ndryshe, përveç zyrtarëve, një numër i madh i qytetarëve tashmë kanë nisur të vijnë për të nderuar Dacin.

Arian Daci, humbi jetën gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke skijuar duke u goditur nga një ortek bore. /Indeksonline/