12:08 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it për homazhe në Gllogjan

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot në Gllogjan në përvjetorin e rënies së Arben e Luan Qerimaj, përcjellë Indeksonline.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se për homazhe ka qenë së bashku me zëvendëskomandatin e KFOR-it, John Boyd.

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

“Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Postimi i plotë i tij:

Së bashku me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj. Me nderimet më të larta kujtojmë sot edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!

Image may contain: 5 people, wedding and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and outdoor