Haradinaj: Serbia flet gjuhën e paqes në Bruksel e Washington, ndërkohë që ushqen nostalgjinë për luftë në opinionin e saj të brendshëm

Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka hedhur akuza ndaj shtetit të Serbisë.
Sipas Haradinajt, Serbia flet gjuhën e paqes në Bruksel e Washington, ndërkohë që ushqen nostalgjinë për luftë në opinionin e saj të brendshëm.
‘’Serbia flet gjuhën e paqes në Bruksel e Washington, ndërkohë që ushqen nostalgjinë për luftë në opinionin e saj të brendshëm.Këtë javë, shteti serb dhe mediat e lidhura me të kanë amplifikuar pjesë nga ditari i kriminelit të luftës, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), i cili pretendon se u dënua në vitin 2003 sepse “shpëtoi mijëra njerëz.Kjo nuk është thjesht rishikim i historisë, është një fyerje e turpshme ndaj drejtësisë dhe kujtimit të mbi 15,000 shqiptarëve të Kosovës të vrarë, mijëra ende të pagjetur e të fshehur në varreza masive nëpër Serbi, dhe qytete të tëra të spastruara etnikisht në vitin 1999 nën komandën e tij’’, ka shkruar ajo.
Më tutje sipas Haradinajt, Gjenerali Pavkoviq u dënua për krime kundër njerëzimit: vrasje, dëbim, persekutim dhe shpërngulje me forcë të shqiptarëve të Kosovës ndërsa lirimi i tij i hershëm dhe kthimi në Serbi është shoqëruar nga një fushatë shtetërore propagandistike.
‘’Gjenerali Pavkoviq u dënua për krime kundër njerëzimit: vrasje, dëbim, persekutim dhe shpërngulje me forcë të shqiptarëve të Kosovës.Lirimi i tij i hershëm dhe kthimi në Serbi është shoqëruar nga një fushatë shtetërore propagandistike. Qeveria serbe e ka shfrytëzuar këtë ngjarje për të promovuar një narrativë revizioniste, duke e paraqitur Pavkoviqin si “hero”, pavarësisht dënimit të tij për krime të rënda ndërkombëtare, duke treguar fytyrën e saj të vërtetë: kriminale në zemër. Gjenocidale në shpirt.E njëjta qeveri serbe, e udhëhequr nga Vuçiqi, organizoi një fluturim special për kthimin e tij dhe paraqiti kërkesën për lirimin e parakohshëm pranë Mekanizmit Ndërkombëtar për Tribunale Penale.Vuçiq ka shprehur edhe publikisht mbështetje për gjeneralin e luftës së Sllobodan Millosheviqit, duke ndjekur një agjendë të qartë për rehabilitimin e kriminelëve të luftës dhe rishkrimin e historisë’’, ka shtuar tutje ajo.
“Heroizimi” i Pavkoviqit në Serbi është një sinjal i rrezikshëm që Beogradi ende refuzon të përballet me trashëgiminë e tij gjenocidale, ndërsa flet për paqe e dialog në Washington e Bruksel, shton Haradinaj./Indeksonline/