Haradinaj sërish flet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po insiston që të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti.
Pas një postimi 6 orë më parë, Haradinaj sërish u lajmërua lidhur me këtë, raporton Indeksonline.
Ai thotë se tërheqja e parave nga Trusti përveç që do i ndihmonte qytetarët në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, do të sillte në ekonominë tonë shifra të reja e të larta të mjeteve në qarkullim.
“Të nderuar lexues edhe një herë,
Tërheqja e parave nga Trusti përveç që do i ndihmonte qytetarët në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, do të sillte në ekonominë tonë shifra të reja e të larta të mjeteve në qarkullim.
Për më tepër, Trusti në vitin 2021 ka shënuar të hyra rekorde në kthim në investim, që tejkalojnë edhe shifrën e tërheqjes së mëparshme të dhjetëpërqindëshit nga qytetarët.
Qeveria duhet të mundësojë tërheqje të re dhe të sigurohet se në një të ardhme jo të largët ato para do të rimbursohen”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/
