75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 02 Janar 2025 / A. M.

Haradinaj: Sfida më e madhe e 2025-së për Kosovën është largimi i masave nga BE-ja

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka thënë se sfida e parë e madhe për këtë vit është se si të dalë vendi nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohet me partnerët strategjikë, posaçërisht ShBA-së.Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se sfidë tjetër është edhe furnizimi me energji elektrik në të gjithë vendin.“Sfida e parë e madhe është se si të dalim nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohemi me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA. Kosova e ka jetike anëtarësimin direkt në NATO. Një tjetër sfidë do të jetë rritja e minimumit jetësor, ku nuk mund të këtë pagë mesatare nën 1 mijë e pension nën 500 euro. Apo mbështetja e ekonomive familjare, bizeseve të vogla e deri tek ato të mëdha”.

“Është e domosdoshme ta ndalim gjakderdhjen financiare të realizuar përmes sistemit të tenderëve njëburimor. Lista e punëve që duhet t’i kryejmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë.

Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim”, ka thënë Haradinaj.Ndër tjera, ai ka kritikuar edhe kryeministrin aktual Albin Kurti, për mosdhënie të deklaratës në prokurori pas ftesës që kishte marrë ditë më parë në rolin e dëshmitarit.