Haradinaj: SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen, ligji i ri mbron integritetin territorial të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur rikonfirmimin e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
Haradinaj ka theksuar se Ligji i ri për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, tashmë në fuqi, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike.
“Ky ligj përcakton qartë politikën amerikane, për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, me qëllim final NJOHJEN RECIPROKE. Kjo është rikonfirmim i mbështetjes amerikane për demokracitë në Ballkanin Perëndimor dhe cilido zyrtar i lartë, që punon kundër integritetit territorial të cilitdo shtet, cenon rendin demokratik, shkelë të drejtat e njeriut apo është i perfshirë në afera korruptive, do të sanksionohet sipas këtij Ligji”, shkruan mes tjerash Haradinaj.
Statusi i plotë:

