Haradinaj shërben me ëmbëlsira policët e Kosovës: Bashkëndjejmë dhimbjen shqiptare
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot traditën për ofrim të ëmbëlsirave dhe pijeve në drejtim të policëve të Kosovës.
Edhe këtë mëngjes, Haradinaj zgjodhi që të dhurojë ëmbëlsira drejt pjesëtarëve të PK-së që tashmë përkujdesen për mbrojtjen e tij, shkruan Indeksonline.
Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, Haradinaj tha se bashkëndjenë me dhimbjen shqiptare.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të bekuar për kombin tonë e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Bashkëndjejmë me dhimbjen shqiptare. Urime festa!
RH

