75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Hyseni

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni ka ndërruar jetë mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili sot ka qëndruar për ngushëllime në familjen Hyseni.

Postimi i Haradinajt:

Vizitë ngushëlluese në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë.

Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë.
I përjetshëm kujtimi për të! RH