75 Mall Live Search
17:07 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / k.v

Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja e të riut që humbi jetën dje në Prishtinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot për ngushëllime tek familja e personit që humbi jetën dje tragjikisht në Prishtinë.

“Ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçani, Shkumbin Hebibaj, na tronditi të gjithëve. Sot, me bashkëpunëtorë, ishim në familjen Hebibaj për ta ndarë dhimbjen e për të qenë bashkë në këto momente shumë të rënda për ta”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social në Facebook.

Tutje Haradinaj ka bërë të ditur se ka vizituar edhe familjen atdhetare Luma, për të shprehur ngushëllime pas shkuarjes në amshim të familjares së tyre, Shkendijës.