75 Mall Live Search
21:36 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Shpifjet ndaj familjes së tij, dikujt po i pengon nominimi i Ramushit për president!

Muaj më parë, një medium në Kosovë, shkruajti se Ramush dhe Daut Haradinaj janë denonuar nga një ish-punëtor i tyre, se i njëjti është rrahur nga dy vëllezërit.

Por, që në një intervistë në Pressing, deputeti Daut Haradinaj, këtë e quajti “rrenë të kulluar”, e i njëjti tha se kjo po vjen si pasojë që dikujt po i pengon nominimi i Ramush Haradinajt për president, transmeton Indeksonline.

“Dikujt i ka pengu nominimi i Haradinajt për president. Njëjtë ka ndodhë edhe me rastin e bashkëshortes së Ramushit, e edhe për djalin e tyre Gjinin që është folur se ai ka të meta fizike.

Ky është niveli i ulët i shpifjeve në Kosovë, kur dikush tenton me kriju karrierë. Dikujt po i pengon ambicja e Ramushit. Ai djalë që është shkruar në atë medium, është djalë i mirë, i familjes së mirë. S’ka vërejtje ndaj tij. E gjithë kjo është rrenë e kulluar”, tha ndër të tjera Haradinaj./Indeksonline