75 Mall Live Search
12:16 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si një njeri me shpirt të bardhë, zëvendësministrin e Diasporës, Arian Dacin.

Në mbledhjen komemorative të mbajtur për nderë të tij, të organizuar nga kryeministria, Haradinaj tha se “shpirti i bardh i Arianit u nda në bardhësinë e borës”.

“Secilin fjalim të rastit e mbizotëron pikëllimi dhe lotët.

Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës.

Ishte plot pasion për punë dhe jetë. I dalluar për vlera të larta njerëzore, Ariani do na mungojë. Jemi mirënjohës ndaj tij për punë dhe veprën që dha për Kosovën. Lamtumirë Arian!”, ka thënë Haradinaj”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/