Haradinaj shpreh ngushëllime familjes Zhitia, pas vdekjes së Sylë Zhitisë

Ka vdekur Sylë Zhitia, vëllai i heroit Afrim Zhitia, ndërsa Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar familjen.
Ai tha se familja Zhitia, e njohur për atdhedashuri, ka qëndruar çdoherë e paluhatur në parimet shqiptare dhe mbrojtjen e të drejtave të kombit tonë.
Shkrimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për kalimin në amshim të veprimtarit të shquar, Sylë Osmon Zhitia, vëllau i Heroit të Kombit Afrim Zhitia. Familja Zhitia, e njohur për atdhedashuri, ka qëndruar çdoherë e paluhatur në parimet shqiptare dhe mbrojtjen e të drejtave të kombit tonë. Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve./Indeksonline/
