Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Anton Berishës: Thellësisht i prekur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e papritur të ambasadorit dhe ish-zv. ministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha.
Haradinaj ka thënë se Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
“Thellësisht i prekur nga vdekja e papritur e ambasadorit dhe ish-zv. ministrit të Punëve të Jashtme, kolegut shumëvjeçar, Anton Berisha. Antoni dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Ndaj dhimbjen me familjen Berisha, kolegët dhe miqtë! Antoni, u prehtë në paqe”, ka shkruar ai.