10:05 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj siguron se komuniteti malazez do të ketë trajtim të barabartë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e malazezëve në Kosovë.

Ai ka siguruar se ky komunitet do të ketë trajtim të barabartë me të tjerët.

“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe komuniteti malazez do të ketë trajtim të barabartë me komunitetet tjera. Në emër të Qeverisë i falënderova përfaqësuesit e malazezëve në vendin tonë, për pjesëmarrje aktive në jetën publike, kulturore e politike, duke u zotuar se do të jemi pranë tyre edhe në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj,