75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / k.v

Haradinaj: Sjellja e Kurtit e rrezikshme

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se sjellja dhe veprimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në raport me situatën e krijuar në vend, gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë jo vetëm e pakuptueshme por edhe e rrezikshme.

Mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat, sipas Haradinajt, Kurti e ka sjellë situatën buzë shpërthimit.

Ai thotë se kemi ardhë në një situatë që do të mund të rrezikonim jetët e qytetarëve të Kosovës por edhe të policëve.

“E gjithë kjo, për arsye krejt të paqëndrueshme, për ta kthyer situatën e para një muaji, ku kursi i gabuar që kishte zgjedhur Kryeministri, ka shkaktuar dëme të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në instutucionet ë vendit”, ka thënë Haradinaj.