Haradinaj: S’ka ndryshim nga seancat e kaluara

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi shkurt se nuk ka ndonjë ndryshim krahasuar me seancat e kaluara, në rast se kandidati i VV-së për kryetar të kuvendit mbetet i njëjtë.
“Sipas informacioneve që kam, nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk ka pasur fare komunikim. Përfaqësuesja jonë është e gatshme për një takim konsultativ, nëse thirret i tillë, por deri tani nuk është bërë asnjë ftesë”, tha Haradinaj, transmeton IndeksOnline.