Haradinaj: S’ka rëndësi kush rrëzohet e çohet, veç Kosova le të mbetet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur kurora lulesh tek shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Pas nderimit i i bëri heroit në 22 vjetorin e vrasjes së tij, Haradinaj nuk ka ngurruar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve për situatën në vend.
“Nuk ka rëndësi se kush rrëzohet e çohet, veç Kosova le te mbetet. Unë jam i interesuar për marrëveshje me Serbinë, kuptohet ma çmimin e territorit dhe Zajednicës. Nuk mund të kthehemi para 17 shkurtit. Taksa është vendim sovran dhe nuk ka arsye me u heq. Ka pas vendime të rënda të Serbisë, ndërsa ne kurrë nuk e kemi kushtëzu dialogun.
Jam për të vazhduar dialogun, për të arritur marrëveshje me Serbinë, por vendimet tona, mbesin të tonat. Kemi biseduar edhe me partnerët e koalicionit. Tema ka qenë për sfidat që na presin. Tavolina e hek haksën, por nuk është në rregull që me i vu kushte Kosovës për tavolinë. Mogherini mund të thërras kurdo tavolinën” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/