10:47 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj mban sot tubim me qytetarë të Pejës

Sot në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”, në Pejë, kryeministri në detyrë Haradinaj, do të mbajë një tubim me qytetarët.

Sipas njoftimit nga AAK-ja, tubimi do të jetë i madh dhe prezent do të ketë shumë qytetarë. Haradinaj në kuadër të AAK-së dhe koalicionit me PSD-në, ka mbajtur dhjetëra takimet ditëve të fundit në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Ai për çdo ditë po prezanton pjesë të programit qeverisës dhe zotimet e tij të dhëna pak ditë më parë. Siç bëhet e ditur, tubimi do të nisë nga ora 18:00.