Haradinaj: Sot në parlament është kthyer Rrahman Morina e UDBA!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj votimit në parim të Projektligjit për Pagën Minimale, ku përjashtohen veteranët.
Haradinaj e ka quajtur si fitore të fëmijëve të UDB-së të përkrahur nga Lista Serbe.
“Sot jemi të sigurt që në parlament është kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët. Ne do të kundërshtojmë në çdo formë këtë vendim” ka thënë Haradinaj.