75 Mall Live Search
20:04 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / FR

Haradinaj sot në Pentagon do të flasë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, nesër pritet në DASh

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare, ka njoftuar për aktivitetin e sotëm të kreut të saj, Ramush Haradinaj në vizitën e tij në ShBA, po ashtu edhe për takimet e rëndësishme sot e nesër në Departamentin e Shtetit. 

AAK ka thënë se Haradinaj sot pritet në Pentagon ndërsa nesër në Departamentin  e Shtetit. 

“Gjatë ditës së sotme, Haradinaj do të pritet në Pentagon, ku do të flasë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa nesër do të jetë në Departamentin e Shtetit”, thuhet në komunikatën e AAK-së. 

Momente nga ceremonia e veçantë në qytetin Yonkers të Nju Jorkut, ku kryetari i qytetit, z. Mike Spano, ka nderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me Mirënjohjen e Qytetit. Në këtë ceremoni, 20 tetori 2024 u shpall zyrtarisht si ‘Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt’. Po ashtu, kryetari Spano shpalli 20 tetorin si ditën zyrtare të ngritjes së flamurit të Kosovës në Yonkers.

Haradinaj këtë nderim e vlerësim ia dedikoi të gjithë atyre që besojnë në Kosovën e lirë dhe të integruar në NATO, në miqësinë e përhershme me popullin dhe shtetin amerikan, si dhe bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj do të pritet në Pentagon, ku do të flasë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa nesër do të jetë në Departamentin e Shtetit.