Haradinaj-Stoltenbergut: Kosova gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që të jetojë në paqe dhe liri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s në kundër caqeve ushtarake e policore serbe dy dekada më parë, përcjellë Indeksonline.
Në një postim në Twitter, Haradinaj ka thënë se intervenimi i NATO-s dëshmoi veprimin e koordinuar ndërkombëtar në shërbim të paqes e drejtësisë.
Sipas tij, njerëzit e Kosovës do të jenë gjithnjë mirënjohës për shpëtimin e mijëra jetëve e dhënien e mundësisë për të jetuar në paqe e liri.
“Intervenimi i NATOs kundër kampanjës gjenocidale të Milosheviqit ushtruar ndaj popullit të Kosovës ishte kontribut vendimtar humanitar: dëshmoi veprim të koordinuar ndërkombëtar në shërbim të paqes, drejtësisë, dhe normës së sistemit botëror. Njerëzit e Kosovës gjithmonë do të riafirmojnë mirënjohjen e thellë për shpëtimin e mijëra jetëve dhe mundësinë për të jetuar në paqe dhe liri. @JensStoltenberg”, ka shkruar ai në Twitter.
Sulmet e NATO-s kanë filluar më 24 mars 1999 dhe kishin zgjatur gjithsej 78 ditë. /Indeksonline/
