75 Mall Live Search
23:30 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

Haradinaj Stublla: Serbët i kushtëzuan edhe Qeveritë e kaluara për të blerë kohë

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se serbët kushtëzuar edhe Qeveritë e kaluara, sa herë kishte intensifikim të dialogut me Serbinë.

Haradinaj në Prime Time tha se përmes këtyre kushtëzimetve, serbët gjithmonë kanë blerë kohë për sa i përket procesit të dialogut.

“Këto veprime janë të njohura për institucionet e Kosovës sa herë kemi intensifikim të dialogut. Situata është e re mirëpo kriza është e vjetër. Me dorëheqjet e fundit neve na është shpërfaq një dështim i joni, sepse ne kemi besuar deri sot në një frazë se pse serbët e veriut janë të integruar, e në fakt nuk ishin. Fatkeqësisht ata edhe kushtëzuan të gjitha Qeverit e kaulara, si dhe me kushtëzimet e tyre e kanë ble kohën”, tha Haradinaj.