13:43 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Haradinaj-Stublla: 33 vjetori i rënies heroike, lavdi e përjetshme Elfetes e Mentorit!

Në përvjetorin e rënies heroike të Elfate Humolli, Ish- Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, ditën e sotme ka bërë homazhe tek familja Humolli në Lupç të Podujevës.

Haradinaj-Stublla së bashku me nënën e Elfates dhe familjen e saj, përuruan memorialin e përbashkët të Elfates dhe vëllaut të saj dëshmor Mentor Humolli në 33 vjetorin e rënies së saj.

‘’Me dhimbje e krenari, sot pata nderin t’i bashkohem nanës Sevdije dhe familjes Humolli në Lupç të Podujevës – që tek pas 33 viteve të rënies heroike të bijes së tyre 16 vjeçare Elfete Humolli, t’a përkujtojmë me përurimin e një memoriali të përbashkët me vëllaun e saj dëshmor Mentor Humolli.

Lavdi e përjetshme Elfetes e Mentorit’’, ka shkruar diplomatja në një postim në Facebook./IndeksOnline/