75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Haradinaj-Stublla: Aleanca do t’i ruajë institucionet demokratike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me presidentin në ardhje Ramush Haradinaj dhe kandidatët e tjerë për deputetë morën mbrëmë mbështetje të madhe nga elektorati i Malishevës.

“Bashkë do ta mbajmë Kosovën dhe traditën e saj të gjallë, me Aleancën… forcë vendimtare në këto zgjedhje, do t’u japim zgjidhje problemeve të së shkuarës”, u shpreh Ministrja Haradinaj-Stublla.

“Mbrëmë në Malishevën bujare, të pritur nga një entuziazëm dhe përkrahje krenare, edhe më të sigurt se Aleanca… do të jetë faktor vendimtar për ndërtimin dhe ruajtjen e institucioneve demokratike të Kosovës”.