Haradinaj- Stublla: Amerika është aleati më i rëndësishëm i yni, urime Biden dhe Harris

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren në SHBA.
“Amerika është aleati më i rëndësishëm i yni, që qëndroi me ne në përpjekjet tona kundër gjenocidit dhe shtypjes, duke arritur çlirimin dhe pavarësinë së bashku”, ka shkruar mes tjerash ajo, transmeton IndeksOnline.
Shkrimi i saj i plotë:
Marrëdhënia e veçantë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në themelet e saj ka vlerat e përbashkëta të paqes, lirisë dhe demokracisë.
Amerika është aleati më i rëndësishëm i yni, që qëndroi me ne në përpjekjet tona kundër gjenocidit dhe shtypjes, duke arritur çlirimin dhe pavarësinë së bashku.
Urime Presidentit të 46-të Amerikan z.Joseph Biden, dhe zëvendës-Presidentes historike znj.Kamala Harris.
Mirëpresim vazhdimin e ndërtimit e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë të ngushtë prej çështjeve të politikës së jashtme në ato të paqes dhe mbrojtjes.