75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / MSH

Haradinaj-Stublla: BE s’ka ide se çka kërkon nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se në këtë pikë, as Bashkimi Evropian nuk e di se çfarë është duke kërkuar nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë, Haradinaj-Stublla e bëri pas takimit të fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

“Çasje e njejtë si me liberalizimin: kushte e koncesione pafund, rezultat askund” shkroi ish-ministrja.

Ky është postimi i plotë i saj:

Deklarata e Lajçakut se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut nënkupton se BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, çka është normalizim & kur duhet të përfundojë procesi.

Çasje e njejtë si me liberalizimin: kushte e koncesione pafund, rezultat askund.