75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / MSH

Haradinaj-Stublla bën homazhe në Lybeniq, shoqërohet nga fëmijët e saj

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës së Lybeniqit.

Bashkë me fëmijët e saj, Haradinaj-Stublla bëri homazhe në fshatin Lybeniq, aty ku u vranë mizorisht mbi 80 banorë të fshatit, përfshirë dhe një fëmijë 18 muajsh.

“Ua kemi me borxh martirëve e dëshmorëve që fëmijëve tanë t’ua mësojmë saktë historinë e re të Kosovës dhe gjenocidin e kryer kundër nesh nga Serbia” tha mes të tjerash Haradinaj-Stublla.