09:11 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haradinaj- Stublla bisedë telefonike me ministrin francez: Diskutuam për dialogun, si dhe liberalizimin e vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

Haradinaj- Stublla ka thënë se e ka falenderuar Ministrin Le Drian për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Zhvillova një telefonatë përmbajtësore dhe miqësore me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

E falënderova Ministrin Le Drian dhe riktheksova gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës,aspektet e interesit të përbashkët.

Përveç marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, diskutuam edhe dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave e cila ka rëndësi strategjike për ne dhe është në interes të vlerave evropiane në rajonin tonë.