Haradinaj – Stublla bisedë telefonike përmbajtësore me zv.kryeministren bullgare, Ekatarina Zaharieva

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në Facebook ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me zv.Kryeministren për Reformë Juridike dhe Ministren e Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva.
Ky është postimi i plotë i saj:
Pata sot një bisedë telefonike përmbajtësore me Zv.Kryeministren për Reformë Juridike dhe Ministren e Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva.
Falënderova znj.Zaharieva për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizjen pa viza në zonën Schengen. Theksova që zvarritja e këtij procesi, tashmë ka kaluar çdo limit dhe është kthyer në padrejtësi.
Shpreha bindjen që dialogu për marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të sjellë rezultatet e pritshme pa lidershipin amerikan dhe se respektimi i integritetit territorial të Kosovës është parim i panegociueshëm.
