75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla dhe ministri Selimi, sot, në Luginë të Preshevës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se bashkë me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi do ta vizitojnë, sot, Luginën e Preshevës.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sot në një delegacion të përbashkët me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, z.Selim Selimi, vizitojmë Luginën e Preshevës.
Do takohemi me përfaqësuesit politikë shqiptarë, disa biznese lokale dhe rininë e studentët për t’u njohur nga afër me kushtet dhe pozitën e tyre atje.